“Trepçës” i bllokohen llogaritë, shkak borxhet

27 tetor 2020 | 19:54

Ndërmarrjes “Trepça”, që nga premtja e kaluar i janë bllokuar llogaritë bankare nga përmbaruesi privat, për shkak të borxhit prej rreth 7 mijë eurove që ajo ka ndaj furnizuesve të saj.

Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar kryeshefi i ndërmarrjes “Trepça”, Hysen Vrajolli, sipas të cilit ata së shpejti presin të kryejnë të gjitha obligimet që kanë ndaj furnizuesve dhe se deri më 5 nëntor do të zhbllokohen edhe xhirollogaritë.

“Është e vërtetë se na është bllokuar xhirollogaria prej përmbaruesit që nga dita e premte. Qeveria e re nuk na ka ndihmuar, ndërsa presim që deri në fund të muajit ta shesim koncentratin dhe t’i kryejmë të gjitha obligimet. Besoj se deri më datë 5 nëntor do të na zhbllokohet xhirollogaria”, ka thënë ai.

Ndryshe, Qeveria Hoti ditë më parë ka emëruar bordin e ri të përkohshëm të “Trepçës”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në mesjavë do të zhvillohet java e parë në Superligën…