Tri herë rekorde në Guinnes, Alkent Pozhegu ndërton me fara e fasule portretin Dua Lipës

03 gusht 2020 | 18:09

Alkent Pozhegu është një i apasionuar pas mozaikëve.

Ai deri më tani është certifikuar tri herë në rekordet Guinnes me punimet e tij.

“Deri tani jam i certifikuar tri herë në rekordet Guinnes. Mozaiku i parë është bërë në vitin 2014 dhe lidhet me dy yjet e futbollit, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi. Mozaiku i dytë ka qenë i Rita Orës në vitin 2017 dhe mozaiku i tretë ka qenë i Presidentit Trump”, tregon për ‘RTV Dukagjinin”, Alkent Pozhegu.

Së fundmi artisti ka ndërtuar një mozaik me profilin e këngëtares së famshme me origjinë shqiptare, Dua Lipa. “Mozaiku është ndërtuar në një pjesë të qytetit të vjetër të Gjakovës me përmasa 4×3. Materiali që është ndërtuar mozaiku ka qenë nga farat e lulediellit, pasul, misër, grurë dhe oriz”.

Ai thotë se me kënaqësi do t’ia bënë dhuratë këngëtares nëse do t’i jepej kjo mundësi.

Pozhegu thotë se nuk do të ndalet me kaq por pret përfundimin e pandemisë për të synuar rekorde tjera.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka takuar Teuta Elshanin,…