Kurti takon të mbijetuarën e vetme të familjes Elshani nga Korrotica e Ulët e Drenasit

03 gusht 2020 | 18:01

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka takuar Teuta Elshanin, të mbijetuarën e vetme të familjes Elshani nga Korrotica e Ulët e Drenasit.

Kurti ka thënë se Teuta Elshani ka shpëtuar atë ditë sepse ishte studente e kimisë në Prishtinë. “E mbijetuara e vetme e familjes nga Korrotica e Ulët e Drenasit, që prej 20 vjetësh, jeton në Atlanta të ShBA-së. Ajo ka katër fëmijë: Ejonën, Erën, Miranën dhe Ardianin. Për çdo vit vjen në Kosovë nga dashuria për vendlindjen e me ngushëllimin e vetëm që gjyshja Naile në çastet e fundit të jetës së saj nuk kishte qenë në dijeni se një ditë më parë ia kanë vrarë djalin e katër nipat”.

“Nga shtëpia botuese ‘Meshari’ dhe nën përkujdesjen e Teutës është botuar kompleti i veprave prej 11 vëllimesh (poezi e romane për fëmijë dhe tregime) i babait të saj, shkrimtarit tonë, Ymer Elshanit”, ka shkruar Kurti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Më 17 prill 1999, forcat serbe në masakrën e Poklekut të Vjetër vrasin shkrimtarin Ymer Elshani, bashkëshorten e tij…

Publiée par Albin Kurti sur Lundi 3 août 2020

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Brendshme, njëherësh koordinator i grupit ndërinstitucional…