Blinor Kryeziu diplomon me krenari si polic, suksesin ia kushton Altinit: Ishte frymëzimi im në çdo hap

06 nëntor 2026 | 21:29

Blinor Kryeziu ka përmbyllur një rrugëtim të rëndësishëm jetësor dhe profesional, duke diplomuar si polic dhe duke e cilësuar këtë arritje si shumë më tepër se një sukses akademik.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Kryeziu ka treguar se rrugëtimi i tij nuk ka qenë gjithmonë i lehtë, por se kishte një motiv të veçantë për të mos u ndalur.

Ai ka thënë se Altini, i cili ishte polic dhe humbi jetën si pasojë e një aksidenti, ishte frymëzimi dhe motivimi i tij më i madh për ta ndjekur këtë rrugë.

Altini e kishte bërë atë ta shihte uniformën me edhe më shumë krenari dhe ta kuptonte rëndësinë e shërbimit ndaj vendit.

Blinor Kryeziu ka theksuar se këtë ditë do të dëshironte ta ndante edhe me Altinin, të cilit ia ka kushtuar këtë arritje.

“Për ty, Altin! Frymëzimi im në çdo hap të kësaj rruge”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

Sot po e përmbyll një rrugëtim që për mua ka një kuptim shumë më të madh se një diplomim. Kjo rrugë nuk ishte gjithmonë e lehtë, por kisha një arsye të fortë për të mos u ndalur.
Altini ka qenë frymëzimi dhe motivimi im më i madh për ta ndjekur këtë rrugë. Ai më ka bërë ta shoh këtë uniformë me edhe më shumë krenari dhe ta kuptoj se çfarë do të thotë t’i shërbesh vendit.
Sot diplomoj me krenari, por edhe me mallin që do të doja ta kisha pranë për ta ndarë këtë ditë. Këtë arritje ia kushtoj edhe atij.

Për ty, Altin! Frymëzimi im në çdo hap të kësaj rruge.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Disa fluturime në Evropë u prekën nga kërcënimet me bomba…