Tri klube angleze e kërkojnë Dzekon

16 tetor 2018 | 19:03

Edin Dzeko ka provuar të luajë në Premier Ligë me Manchester Cityn, ndërkohë që janarin e shkuar ishte Chelsea që këmbënguli për të blerë sulmuesin boshnjak të Romës.

Tanimë janë tre klube të tjera që e duan atë. Sipas asaj që raporton “Mirror”, Cardiff, Southempton dhe Cristal Palace janë gati të bëjnë një ofertë për sulmuesin verdhekuq. Nuk flitet për shifra, por për objektiv të këtyre klubeve. U duhet një lojtar që ta dërgojë topin në rrjetë dhe Dzeko shikohet si ideali për to. Roma në anën tjetër zor se heq dorë nga sulmuesi këtë janar. Me Schik që nuk është ai i Sampdorias, sulmuesi boshnjak është pika e referimit për skuadrën italiane.`

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Mitrovicë, Agim Bahtiri, ka pritur të…