Tri klube angleze në garë për Griezmannin

07 shtator 2020 | 13:04

Qëndrimi i Lionel Messit te Barcelona i ka përkeqësuar gjërat për Antoine Griezmannin.

Sulmuesi francez mund të largohet në këtë verë nga “Camp Nou”, duke ditur se raportet e tij me argjentinasin nuk janë aq të mira. Sipas asaj që raporton “Daily Mail”, Liverpooli, Manchester Unitedi dhe Arsenali janë në garë për transferimin e Griezmannit.

Francezit i është premtuar nga Ronald Koeman se është lojtari kyç i projektit të tij, porsa të largohet 33-vjeçari. Por, gjashtë herë fituesi i “Topit të Artë” për të ditur ditë më parë se ai nuk largohet nga Barcelona në këtë verë dhe planifikon të qëndrojë deri në fund të kontratës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vajza e këngëtarit të njohur Sabiani, Keisi Medini, është mjaft…