Tri klube në garë për Rrahmanin

08 qershor 2023 | 17:13

Golashënuesi më i mirë në Superligën e Kosovës në sezonin e fundit, Albion Rrahmani, karrierën do ta vazhdojë në Evropë.

Rrahmani do të largohet nga Ballkani para ndeshjeve ndërkombëtare që ekipi nga Suhareka do t’i ketë në kuadër të kualifikimeve të Ligës së Kampionëve.

Për sulmuesin nga Podujeva, janë të interesuara disa klube në Evropë.

“RTV Dukagjini” mëson se Dinamo Zagrebi në Kroaci, Ludogoretsi i Bullgarisë dhe Ferencvaroshi në Hungari, janë seriozisht në garë për Rrahmanin. Interesim ka edhe nga Belgjika e Holanda.

22-vjeçari ka shkëlqyer me Ballkanin këtë sezon në Superligë. Realizoi 21 gola dhe fitoi titullin e dytë rresht me suharekasit. Paraqitje të mira, Rrahmani kishte edhe në edicionin e kaluar në Ligën e Konferencës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Interi do të masë forcat të shtunën me Manchester Cityn,…