Tri klube spanjolle e dëshirojnë Kumbullën

14 gusht 2025 | 14:48

Marash Kumbulla do të largohet përfundimisht nga Roma, ndërsa Cagliari është në bisedime me klubin kryeqytetas për t’i siguruar shërbimet e qendërmbrojtësit shqiptar. Mirëpo, për ish-futbollistin e Hellas Veronës, në garë kanë hyrë disa klube spanjolle pas paraqitjeve të tij të mira në Espanyol, ku luajti në sezonin e kaluar në formë huazimi.

Sipas gazetarit sportiv italian, Matteo Moretto, janë tre klube të La Ligas që e duan përfaqësuesin shqiptar: Alavesi, Mallorca e Vedat Muriqit dhe Sevilla.

Ndërkaq, për momentin Espanyoli është tërhequr nga interesimi për ta pasur përsëri në ekip Kumbullën pasi e ka të plotësuar fazën defansive. Në ditët në vazhdim mbetet të shihet se cila do të jetë preferenca e qendërmbrojtësit shtatlartë, i cili nuk bën pjesë në planet e Romës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e mbajtur të…