Tri lagje dhe një fshat i Prishtinës sot mbesin pa ujë të pijshëm

03 nëntor 2020 | 08:30

KRU “Prishtina” ka njoftuar se për shkak të punimeve tokësore, sot do të ndërpritet furnizimi me ujë të pijshëm në tri lagje e në një fshat në Prishtinë.

“Në kuadër të disa punimeve teknike tokësore, kompania private ‘Berisha’ ka bërë kërkesë në KRU ‘Prishtina’ për ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm shkaku i kyqjes në gypin e vjetër të ujit me diametër fi 250 mm, ditën e sotme më 3 nëntor 2020”, ka njoftuar Ujësjellësi.

“Konsumatorët e lagjes ‘Qëndresa’, lagjes ‘Marigona 2’, lagjes ‘Qershia’ dhe fshati Miradi sot, e martë, nga ora 08:00 deri në 18:00, do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm”, njoftohet tutje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Meksika feston “Ditën e të vdekurit”, një ndër festat më…