Tri orë pritje në Merdar për të dalë nga Kosova

13 gusht 2023 | 08:48

Në vendkalimin kufitar Merdar po vazhdon të ketë kolona të gjata edhe gjatë ditës së sotme.

Të dhënat e fundit të publikuar nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, bëjnë të ditur se kolonat në dalje të Merdares arrijnë deri 900 metra, pritja për të dalë nga Kosova është deri tri orë.

Kolona janë krijaur edhe në dalje të pikës kufitare Dheu i Bardhë, kolonat zgjasin deri 300 metra, pritja e qytetarëve në këtë pikë është 30 minuta.

Kolonat e tjera raportohet të jenë më të lira, ndërsa hyrja në Kosovë mund të bëhet nga tre deri në pesë minuta.

Qytetarët mund të informohen në kohë reale mbi gjendjen në kufi duke klikuar në këtë link.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anthony Joshua do të mbahet mend gjatë nga Robert Heleniusi.…