Anthony Joshua e bëri Robert Heleniusin për oksigjen artificial

13 gusht 2023 | 08:46

Anthony Joshua do të mbahet mend gjatë nga Robert Heleniusi.

Britaniku e nokautoi finlandezin në raundin e shtatë.

Derisa dueli nisi me një ritëm të ngadaltë, tifozët herë pas here ngacmuan Joshuan për paraqitjen që po bënte.

Mirëpo, AJ kishte pritur deri në raundin e shtatë për të argëtuar të pranishmit dhe për ta goditur herë pas here kundërshtarin.

Në atë raund, Joshua lëshoi një goditje të fuqishme dhe e plandosi Heleniusin.

Helenius u detyrua të merrte oksigjen artificial derisa po qëndronte i shtrirë.

Pas disa minutash ai e mori veten dhe filloi të këndellej dhe ia uroi fitoren Joshuas.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Katër makina janë përfshirë nga flakët në lagjen “Apolonia” në…