Tri raste të reja me Covid-19 në Malishevë

30 korrik 2020 | 16:28

Sot janë regjistruar edhe tri raste të reja të prekur me koronavirus në territorin e Komunës së Malishevës.

Kjo është konfirmuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në komunikimin zyrtar me Komunën e Malishevës.

Personat e prekur me COVID-19 janë nga këto vendbanime: 1 Bubavec, 1 Ngucat dhe 1 Panorc.

Shtabi komunal emergjent edhe njëherë apelon qytetarët dhe bizneseve që t’i zbatojnë masat mbrojtëse, të cilat janë të rekomanduara nga institucionet shëndetësore, me qëllim të mbrojtjes dhe mos përhapjes së virusit.

Në Malishevë janë 127 raste të prekur, prej tyre 88 janë shëruar, 32 janë raste aktive dhe 7 të vdekur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vetëm në 24 orët e fundit në Kosovë kanë vdekur…