Tri shkolla në Gjilan pajisen me inventar dhe materiale didaktike

10 dhjetor 2020 | 13:51

Shkollat e Gjilanit, “Nazim Hikmet”, “Dëshmorët e Kombit” dhe “Sadulla Brestovci” janë pajisur me inventar dhe materiale didaktike sipas standardeve evropiane.

Ky projekt u realizua në partneritet me organizatën ndërkombëtare Caritasin zviceran në Kosovë, në kuadër të projektit “Vendosja e Standardeve Parashkollore të Cilësisë së Lartë duke Përforcuar Arsimin dhe Shkencën”.

Drejtori i DKA-së, Nazim Gagica, pasi e falënderoi Caritasin zviceran në Kosovë për mbështetjen, tha se qëllimi është që të përmirësohet cilësia në nivelin e arsimit parashkollor përmes përmirësimit të shërbimeve të qëndrueshme.

(Q. R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kohën kur ndërmarrjet publike në Kosovë po përballën me…