Tribunali po heton një telefonatë të Karaxhiqit në Mal të Zi

07 maj 2019 | 16:40

Tribunali i Kombeve të Bashkuara ka thënë se po bën hetime se si ish-udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq, ka telefonuar në një ngjarje në Mal të Zi nga qelia e tij e burgut në Hagë.

Një zëdhënës i Tribunalit ka thënë se thirrja e Karaxhiqit ishte e paautorizuar.

“Zyrtari komandues nuk i dha të burgosurit miratimin paraprak për të përdorur pajisjet e komunikimit. Ka arsye për të besuar se i burgosuri mund të ketë kryer vepër penale”, ka thënë Olufemi Elias.

Incidenti ka ndodhur dy muaj pasi një panel i gjykatësve e rriti dënimin e Karaxhiqit për gjenocid dhe krime të tjera në vitet 1990 në burgim të përjetshëm.

Eliasi ka thënë se komandanti i njësisë së burgut është urdhëruar t’i monitorojë thirrjet jo të privilegjuara telefonike të Karaxhiqit.

Ngjarja e 3 majit në të cilën ka telefonuar Karaxhiqi, është organizuar nga Këshilli Kombëtar Serb dhe Qendra Informative dhe Kulturore e Serbisë në Podgoricë.

Presidenti i Këshillit Kombëtar Serb, Momçillo Vuksanoviq, i ka thënë “Radios Evropa e Lirë” se nuk ka pasur asgjë të diskutueshme në thirrje.

“Ai donte t’i përshëndeste pjesëmarrësit e forumit dhe kjo u lejua. Nuk shoh asgjë të diskutueshme në këtë”, ka thënë ai.

Zyrtarët e Tribunalit urdhëruan rritje të monitorimit të Mlladiqit prejse ai foli për një stacion televiziv serb në nëntor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Shoqata “Down Syndrome…