“Trim Kosova” publikon këngë të re

14 janar 2022 | 19:38

Reperi i ri nga Kosova, me punë dhe banim në Gjermani, Leotrim Zekaj, ka publikuar projektin e fundit.

Reperi i njohur me emrin artistik “Trim Kosova”, me prejardhje nga Istogu, po bën hapa të mëdhenj në karrierë në fushën e muzikës.

Së fundmi ai ka lansuar projektin e ri në duet me reperin e njohur në Gjermani, Reezy, i cili ka famë botërore. Kënga e tyre është publikuar në Gjermani dhe po pëlqehet shumë.

Reperi i ri “Trim Kosova” ka në plan që së shpejti të lansojë edhe një duet me një nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare dhe botërore, por emri i tij/saj ende nuk është publikuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka kërkuar nga anëtari serb…