Trim Syla ndër 10 më të votuarit në listën e PDK-së në Prishtinë

20 tetor 2025 | 16:47

Kandidati për Kuvendin komunal të Prishtinës, Trim Syla nga radhët e PDK-së është renditur më i votuari në listën e udhëhequr nga Uran Ismaili.

Trim Syla në zgjedhjet e 12 tetorit ka mbajtur numrin 23 dhe deri më tani ka marrë 588 vota, duke u renditur i 8-ti më i votuar brenda listës së PDK-së në kryeqytet.

Trimi është dalluar me fushatën e tij në kryeqytet, duke përcjell mesazhe se ka ardhur koha që Prishtina të bëhet qendra e kreativitetit, inovacionit dhe kulturës urbane.

Trim Syla është jurist me profesion dhe kryetar i Rinisë së PDK-së në Prishtinë.

Me përvojë në organizim politik dhe marketing digjital, ai ka shërbyer si Sekretar Organizativ i Rinisë dhe Koordinator i Terrenit në Selinë Qendrore.

Ai po ashtu njihet edhe për aktivitetin e tij opozitar “Trimi me Parullë”.

Banor i lagjes Emshir, Trimi i është bashkuar ekipit të Uran Ismailit për të fuqizuar potencialin e rinisë dhe për të kontribuar në një Prishtinë me më shumë mundësi për të gjithë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE) ka lansuar…