Triumf madhështor i Shkëndijës ndaj Borecit

03 nëntor 2019 | 15:43

Shkëndija e Tetovës ka triumfuar me poker ndaj Borec, me kuqezinjtë që zgjidhën gjithçka në pjesën e parë.

Të besuarit e Ernest Gjokës me sa duket kanë gjetur ritmin e duhur tashmë dhe pas triumfit në kupë ndaj Vardarit, marrin një fitore me goleadë ndaj Borec. Alimi ishte njeriu i ndeshjes, me këtë të fundit që shënoi tre herë, ndërsa emrin në listën e golashënuesve e vuri edhe Besart Ibraimi.

Kjo ishte fitorja e pestë sezonale për Shkëndijën, që ngjitet në vendin e tretë në kuotën e 18 pikëve. Nga ana tjetër, Vardari fitoi gjithashtu 2-0 ndaj Renovës, duke konsoliduar pozitat në kreun e renditjes me 30 pikë. Shkupi u nda në barazim në përballjen me Strugën me sfidën që u mbyll me shifrat 0-0

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka vizituar të dielën Gllogjan,…