Trondit Papa: “Më donin të vdekur, po përgatisnin Konklavën”

21 shtator 2021 | 16:53

Papa Francesk ka befasuar me deklaratën e tij, duke thënë se dikush atë e donte të vdekur.

Gjatë takimit me disa priftërinj jezuitë në Sllovaki, të cilën e vizitoi së fundi, ai ka thënë se i di edhe emrat e atyre. “Jam ende gjallë. Pavarësisht se disa më donin të vdekur”, ka deklaruar ai, duke shtuar se ata kishin nisur përgatitjen e konklavës.

“I di dhe kush janë ata persona; mendonin se kushtet e mia shëndetësore ishin më të rënda nga sa u ishte raportuar dhe po uronin vdekjen time. Madje po përgatisnin dhe Konklavën. Por falë Zotit jam mirë. Ajo ndërhyrje kirurgjikale nuk ishte vendim që doja ta merrja, një infermiere më bindi. Ndonjëherë infermierët e kuptojnë më mirë situatën sesa mjekët, sepse kanë kontaktet direkte me pacientët”, është shprehur Ati i Shenjtë.

Në korrik, kreu i Kishës Katolike iu nënshtrua operacionit për një problem në zorrën e trashë. Këtë muaj sakaq, Papa vizitoi Sllovakinë e Hungarinë –të parat lëvizje të tij jashtë kufijve qe prej ndërhyrjes kirurgjikale.

Gjatë këtyre ndalesave, ai e cilësoi pandeminë si “testin më të madh të kohës sonë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I akuzuari nga Dhomat e Specializuara, Salih Mustafa, i njohur…