“Tronditen” tregjet e kapitalit”

03 prill 14:53

Tregjet e kapitalit në Shtetet e Bashkuara e nisën muajin Prill në performancën më të keqe që prej Depresionit të Madh, prej rritjes së tensioneve tregtare mes Kinës dhe SHBA si dhe rënies së mprehtë në sektorin e teknologjisë.

Sipas agjencisë “Standard & Poor’s Global”,  indeksi i titujve të kapitalit S&P 500 ra me 2.23% ditën e parë tregtare për muajin, që është nisja më e keqe që prej vitit 1929. Indeksi u mbyll gjithashtu poshtë mesatares lëvizëse 200 ditore për të parën herë që prej Qershorit 2016, shkruan “scantv”.

Indeksi S&P 500 hyri përsëri në territorin e korrigjimit, me teknologjinë që pati rënien më të madhe gjatë sesionit tregtar.  Amazon dhe Netflix ranë me më shumë se 5% ndërsa Intel, humbi 8.5% pas lajmërimit se Apple nuk do të përdorë më procesorët e firmës duke nisur nga viti 2020.

Donald Trump shkroi në “Twitter”, gjatë fundjavës se Amazon po përfiton nga shërbimi postar në SHBA, duke shtuar se humbasin miliarda dollarë nga dërgesat prej gjigantit të tregtisë online.   Kjo shtoi tensionet në sektorin e teknologjisë gjatë sesionit tregtar.  Dow Jones humbi 458 pikë ndërsa Nasdaq ra me 2.74%.

Kina vendosi  tarifa në 15% për 120 produkte të importuara nga Shtetet e Bashkuara dhe në 25% për 8 produkte të tjera, përfshirë mishin e derrit dhe aluminin. Sipas zyrtarëve në Kinë, lëvizja ishte një kundërpërgjigje ndaj vendimit të Shteteve të Bashkuara për të tarifuar importet e çelikut dhe aluminit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I pari i komunës së Podujevës, Agim Veliu është zgjedhur…