Agim Veliu, kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës

03 prill 2018 | 14:51

I pari i komunës së Podujevës, Agim Veliu është zgjedhur kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK).

Zgjedhja e tij në këtë post është bërë në Kuvendin e Përgjithshëm Vjetor të AKK-së ku kanë marrë pjesë kryetarët e të gjitha komunave të Kosovës.

Pas zgjedhjes në këtë pozitë, Veliu, ka premtuar se do të angazhohet p`r mbrojtjen e interesave të komunave të Kosovës.

“Si ka qenë deri më tani, AKK-ja edhe në mandatin tim si kryetar i tij do të jetë një organizatë jopolitike e jopartiake, por një organizatë e cila punon dhe angazhohet vetëm në drejtim të mbrojtjes së interesave të komunave të Kosovës. Angazhimi i deri tashëm në këtë drejtim ka sjell këtë imazh dhe reputacion që ka Asociacioni i Komunave të Kosovës si tek niveli qendror ashtu edhe tek komuniteti i donatorëve”, ka thënë Veliu.

Drejtues i deritashëm i AKK-së ka qenë kryetari i Shtimes, Naim Ismajli.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndeshja në mes Sevillës dhe Bayern Munchen zhvillohet sonte nga…