Trump: “Apple” duhet ta ndihmojë policinë të ketë akses në celularë

23 janar 2020 | 11:44

Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka kërkuar sot kompanisë “Apple” që të ndihmojë policinë për të hyrë në të dhënat e koduara të telefonave të saj, nëse është e nevojshme, duke rinxitur një konflikt të përsëritur midis administratës së tij dhe gjigantit të teknologjisë.

“‘Apple’ duhet të na ndihmojë. Unë e kërkoj me ngulm. Ata kanë çelësat për të kapur kaq shumë kriminelë”, ka deklaruar Trump në një intervistë për “CNBC”.

Në origjinë të kësaj mosmarrëveshje qëndron sulmi në dhjetor ndaj bazës ajrore detare të Pensacolas në Florida.

Tre marinsa u vranë nga një aviator saudit në trajnim, i motivuar nga ideologjia xhihadiste, sipas ministrit amerikan të Drejtësisë, Bill Barr.

Qeveria amerikane pretendon të ketë akses në dy “iPhone”-t e qitësit saudit, që hetuesit nuk po arrijnë t’i zhbllokojnë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka kërkuar sot kompanisë “Apple”…