
Trump ashpërson tonet me Europën: Pa SHBA-në, do flisnit gjermanisht dhe japonisht
15 maj 2025
| 23:51
Presidenti amerikan Donald Trump, gjatë një vizite në Emiratet e Bashkuara Arabe, deklaroi se roli i SHBA-së në Luftën e Dytë Botërore ishte vendimtar dhe se, sipas tij, pa ndihmën amerikane, Europa do të fliste sot “gjermanisht dhe ndoshta pak japonisht”.
Duke folur nga baza ajrore Al Udeid në Katar, Trump shtoi se vendet si Franca dhe Rusia ndihmuan në luftë, por se ishte SHBA ajo që e fitoi. Këto komente vijnë në një moment kur presidenti amerikan ka shprehur gatishmëri për dialog me Kinën mbi tarifat, por ka mbajtur një ton kritik ndaj Europës.
Nga ana tjetër, ish-kryeministri italian Mario Draghi deklaroi se “jemi afër një pike kthese”, pa dhënë më shumë detaje mbi situatën ndërkombëtare.