Trump bëhet pishman: SHBA nuk do të largohet nga NATO, do të mbrojë anëtarët e saj

19 mars 2024 | 22:37

Kandidati për president i SHBA-ve ka adresuar shqetësimet se do të tërhiqej nga NATO nëse kthehet në Shtëpinë e Bardhë.

Donald Trump tha se amerikanët do të qëndrojë në aleancën ushtarake më të fuqishme në botë dhe do t’i vijë në ndihmë një anëtari të bllokut nëse ata sulmohen për aq kohë sa vendet e tjera “luajnë drejt”.

“NATO duhet ta trajtojë SHBA-në në mënyrë të drejt sepse pa Shtetet e Bashkuara, NATO fjalë për fjalë as nuk ekziston”, tha Trump për GB News.

Trump më parë shkaktoi polemika kur tha se do të lejonte Rusinë të bënte “çfarëdo dreqin të duan” për çdo vend të NATO-s që nuk përmbush kriteret e shpenzimeve të mbrojtjes, shkruan skynews.

Sipas Nenit 5 të traktatit të anëtarësimit të NATO-s, ata brenda aleancës janë të detyruar të ndihmojnë vendet e tjera anëtare nëse sulmohen nga një komb armiqësor.

Kur u pyet nëse SHBA nën udhëheqjen e tij të ardhshme të mundshme do ta përmbushin këtë angazhim, Trump tha se “Po. Por ju e dini, Shtetet e Bashkuara duhet të paguajnë pjesën që i takojnë dhe jo pjesën e të tjerëve”.

“Ne kemi një oqean në mes të disa problemeve… ne kemi një oqean të bukur të madh, të bukur, [NATO] është më e rëndësishme për [vendet evropiane], ata do të përfitojnë”, pohoi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka deklaruar…