Bajrami: Hysen Durmishi i ka dhënë tender shokut të tij mbi 300 mijë euro

19 mars 2024 | 22:31

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka deklaruar se kontratat njëburimore të cilat i ka nënshkruar Qeveria Kurti, janë burim i korrupsionit sepse bëhen me njerëz të njofshëm.

Bajrami në emisionin “Rubikon” të Klan Kosovës tha se shembull e kemi Ministrinë e Infrastrukturës ku 3 kontrata në vlerë mbi 300 qind mijë euro, i janë dhënë kompanisë ‘Bageri’, të cilën zëvendësministri Durmishi ka punuar për të dhe e ka shok.

“Ka një rritje enorme të kontratave njëburimore gjatë këtyre tri viteve të fundit. Në seancë atë ditë të pranishëm e patëm vetëm ministrin Liburn Aliu edhe ai tha që më keni ftuar pa ndonjë arsye. Më vonë e pamë që komplet mazhoranca e lëshoi sallën. Kemi do të thotë rreth 240 milionë euro kontrata njëburimore të nënshkruara prej datës 22 mars 2021 deri më 20224. Përshembull tek ministria e Infrastrukturës kemi tri kontrata me vlerë mbi 300 qind mijë euro, të cilat i janë dhënë kompanisë ‘Bageri’ ku zëvendësminsitri Durmishi ka punuar për atë”, deklaroi deputetja Bajrami.

Ajo foli edhe për kontrata të tjera, të cilat përveç shumës së madhe edhe janë lidhur me një operator nga Shqipëria, për të cilin është raportuar për evazion fiskal në vlerë prej 4 milionë euro.

“Ne kemi arsyetuar kontratën e KEK-ut përshembull që ka me gjeneral elektriksin, por nuk mund ta arsyetojmë kur ka 13 kontrata me të njejtën kompani për shërbime të sigurimit fizik. Këtu ka keqpërdorim të ligjit të prokurimit”, tha Bajrami.

Bajrami the se “Pse ne po i quajmë kontrata të burimit të korrupsionit, është sepse kontrata njëburimore bëhen me njerëz të njofshëm, dëmtohet buxheti, keqpërdoren pozitat për t’i favorizuar palët e treta dhe efekti tjetër negativ është që kemi deformim të konkurencës së lirë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Pëllumb Xhufi Më 20 mars lindi Qemal Stafa. Ai…