Trump e përmbledh protestën me gaz lotsjellës me një fjali: Skenë e bukur!
Një deklaratë e presidentit amerikan Donald Trump ka ringjallur zemërimin e shumë amerikanëve. Ai tha se ishte një skenë e bukur teksa shihje Gardën Kombëtare duke përdorur gaz lotsjellës ndaj protestuesve për George Floyd.
Teksa fliste në një event në Dallas të Teksasit dje, ai ndau pikëpamjet e tij për protestat e mbajtura në Minneapolis pas vrasjes nga oficeri të afromaerikanit George Floyd si dhe përpjekjeve të nga Garda Kombëtare e Minnesotës për të rivendosur rendin.
Trump tha: ‘Ishte si një mrekulli. Thjesht gjithçka u ndal. Nuk do ta harroj kurrë skenën, nuk do të duhej të ishte një skenë e bukur por për mua ashtu ishte. Kishte ca gaz lotsjellës dhe ndoshta disa gjëra të tjera. Dhe turma u shpërnda. Deri në fund të mbrëmjes … gjithçka ishte në rregull dhe nuk dëgjuat më për atë vend që kishte probleme.’





