Trumpi shpërndan në “Twitter” intervistën e Thaçit, kur ai flet për Grenellin

08 shkurt 2020 | 18:45

Mbase do të ishte shumë e vështirë për ta besuar, por presidenti i SHBA-së Donald Trump, personalisht i ka bërë ‘reklamë’ presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, dhe deklaratës së tij për njeriun e afërt të Trumpit, ambasadorin Richard Grenell.

Presidenti i SHBA-së e ka rishpërndarë postimin e Arthur Schwartz, ku raportohet se çfarë ka thënë Thaçi për ambasadorin Grenell.

Thaçi dje në një intervistë për T7, ka thënë se punën që e ka bërë Grenell për pak muaj, të tjerët nuk kanë mundur ta bëjnë për 20 vjet.

Më poshtë keni edhe fotografinë nga rishpërndarja e Donald Trump.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nora Gjakova ka arritur të fitojë medaljen e bronztë në…