Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Parisit

08 shkurt 2020 | 18:36

Nora Gjakova ka arritur të fitojë medaljen e bronztë në Grand Slamin që po mbahet në Paris të Francës.

Xhudistët kosovarë kanë korrur sukses edhe në Grand Slamin e Parisit, i cili po mbahet këto ditë.

Është xhudistja pejane, Nora Gjakova, e cila ka arritur të fitojë medaljen e bronztë.

Triumfi i Norës erdhi me ippon në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Nora medaljen e bronztë arriti ta fitojë me anë të repesazhit duke mposhtur francezen Sarah Leonie Cysque.

Deri në këtë takim, xhudistja jonë erdhi pasi raundin e parë e kalojë pa ndeshje, ndërsa fitoi katër ndeshje tjera.

Vlen të theksohet se edhe xhudistja tjetër, Distria Krasniqi arriti të rrëmbej medalje në Paris.

Pejania triumfojë në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Distria fitoi medaljen e artë pasi mposhti në finale italianen Odetta Guiffreda. /Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Karateisti i ri, Betim Maliqi, ka fituar medaljen e bronztë…