Trump: Kam fituar zgjedhjet me 71 milionë vota, gjëra të këqija ndodhën në dhomat e numërimit

08 nëntor 2020 | 10:08

Donald Trump ka reaguar pas projeksioneve që e nxjerrin atë humbës të zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërsa fitues Joe Biden.

Trump ka vazhduar akuzat e tij se janë manipuluar votat duke thënë se vëzhguesit e demokratëve nuk janë lejuar në dhomat e numërimit.

“Vëzhguesit nuk u lejuan të hyjnë në dhomat e numërimit. Unë fitova zgjedhjet. Kam marr 71 milionë vota legale. Gjëra të këqija ndodhën e të cilat vëzhguesit tanë nuk u lejuan t’i shohin. S’ka ndodhur asnjëherë kështu më përpara. Miliona vota përmes postës u janë dërguar njerëzit të cilët nuk i kanë kërkuar kurrë në rend të parë”, ka shkruar ai.

“71 milionë vota legale. Më së shumti ndonjëherë për një president në detyrë”, ka shkruar Trump në Twitter.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK),…