Trump kërcënon Iranin: Do e paguajë rëndë nëse sulmon trupat tona

02 prill 2020 | 09:09

Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi në rrjetet sociale se janë grumbulluar të dhëna se Irani ose aleatët e tij po mendojnë një sulm ndaj trupave amerikane në Irak.

Sipas kreut të Shtëpisë së Bardhë, nëse një gjë e tillë ndodh atëherë Irani do të paguajë rëndë pasojat e këtij akti.

“Pas informacioneve dhe të dhënave, Irani ose aleatët e tij po planifikojnë një sulm ndaj trupave amerikane dhe / ose pasurive në Irak. Nëse ndodh kjo, Irani do të paguajë një çmim shumë të rëndë, me të vërtetë”, shkruan presidenti Trump.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri izraelit i Shëndetësisë, Yaakov Litzman dhe gruaja e tij…