Trump nderon të atin e Angelina Jolie: Je një aktor i shkëlqyer!

23 nëntor 2019 | 11:07

Presidenti amerikan Donald Trump ka nderuar së fundmi aktori Jon Voight, duke e cilësuar atë “një nga legjendat më të mëdha të filmit”. Trump ka pohuar se babai i aktores Angelina Jolie, është po ashtu një person që e do shumë. “Jon është një aktor jashtëzakonisht cilësor dhe rastësisht dikush që me të vërtetë e dua”-tha Donald Trump në ceremoninë e mbajtur në Shtëpinë e Bardhë, Washington.

Marrëdhënia shoqërore e Trump dhe Voight u bë e qartë në pranverën e vitit 2016, kur ky i fundit e mbështeti haptazi në fushatë elektorale. “ Unë, Jon Voight, mund të them padyshim se Donald është argëtues. Atij i pëlqen të bëjë shaka. Është i veçantë, por mbi të gjitha, ai është një njeri i nderuar”-tha asokohe ai. Madje, në maj të këtij viti, Voight e cilësoi Trump si “presidentin më të madh të kohrave, që nga Abraham Lincoln”.

Dhënia e medaljeve për figurat e shquara në botën e artit ka qenë një traditë gjatë dy mandateve të Barack Obama, por kjo është hera e parë që Donald Trump e ka vijuar atë që nga koha kur erdhi në pushtet në janar 2017.

Sa i takon aktorit 80-vjeçar, do të mbahet mend për rolin e tij në filmin “Kthimi i Luftëtarëve” (1972) me Burt Reynolds.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Kuvendin e Kosovës po bëhen homazhe për heronjtë Afrim…