Trump paralajmëron Iranin: Ki kujdes me kërcënimet

04 korrik 2019 | 14:07

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar Iranin në lidhje me pasurimin e uraniumit. “Ki kujdes me kërcënimet, Iran. Ato mund të kthehen dhe t`ju kafshojnë, si askush më parë”, ”, ka shkruar Trump në “Twitter.

Trump i bëri komentet pak orë pasi presidenti i Iranit, Hassan Rohani, ka deklaruar se vendi i tij do të rrisë pasurimin e uraniumit pas 7 korrikut, përtej limitit 3.67%, të përcaktuar me marrëveshjen bërthamore.

Shtetet e Bashkuara janë tërhequr nga kjo marrëveshje vitin e kaluar dhe kanë rikthyer sanksionet kundër Iranit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka takuar kryeministren e Namibias,…