Trump poston imazhe provokuese të krijuara me AI për Grenlandën

20 janar 2026 | 13:45

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka  postuar gjatë natës dy imazhe të gjeneruara nga inteligjenca artificiale, në të cilat ShBA-ja pretendon Grenlandën, në një seri provokuese postimesh në “Truth Social”.

Një imazh e përshkruan Trumpin duke folur me udhëheqësit evropianë në Zyrën Ovale me një hartë të Hemisferës Perëndimore të gjeneruar nga AI në sfond. Flamuri amerikan ishte vendosur sipër ShBA-së, Kanadasë, Venezuelës dhe Grenlandës, shkruan “CNN”.

Një tjetër imazh i gjeneruar nga AI tregon Trumpin duke ngritur flamurin amerikan në një peizazh malor me dëborë me shenjën “Grenlanda, Territori Amerikan i Est. 2026” në cep, ndërsa JD Vance dhe Marco Rubio qëndrojnë pas tij.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë një interviste në emisionin “Aromë gruaje” në RTSh, Linda…