Trump premton 738 miliardë dollarë për ushtrine amerikane

11 dhjetor 2019 | 19:57

Presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi sot se do të nënshkruajë një projektligj për mbrojtjen që parashikon 738 miliardë dollarë të destinuara për të gjitha politikat, duke filluar nga pushimet familjare e deri tek avionët luftarakë. “Të gjitha përparësitë tona hynë në NDAA: Rritja e pagave për trupat tona, ndërtimi i forcave tona ushtarake, kufitare dhe forcën hapësinore,” shkroi Trump në profilin e vet në “Twitter”.

Ai porositi Kongresit të mos vonojë miratimin e ligjit që ai do ta nënshkruajë menjëherë, raporton “Reuters”. Të dy dhomat e Kongresit duhet të kalojnë një projektligj të mbrojtjes të njohur si National Defense Authorization Act (NDAA) dhe demokratët kanë paralajmëruar se do të votojnë kundër tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autoritetet peruane njoftuan sot se kishin shkatërruar më shumë se…