Trump takon Mbretëreshën Elizabetë në Kështjellën Uindsor (Foto)

13 korrik 2018 | 23:22

Mbretëresha Elizabetë ka mirëpritur presidentin amerikan, Donald Trump dhe Zonjën e Parë në Kështjellën Uindsor.

Donald Trump është Presidenti i dymbëdhjetë amerikan që takohet me Mbretëreshën dhe pi çaj me të.

“Ajo është një grua e jashtëzakonshme. Nëse e mendon thellë, ka gjithë këto vite që përfaqëson vendin e saj dhe nuk ka bërë kurrë gabime. Nuk është vënë asnjëherë në siklet nga ndonjë veprim i saj. Është thjesht e pabesueshme. Bashkëshortja ime është fanse e saj”, deklaroi Trump në lidhje me Mbretëreshën Elizabetë për “The Sun”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Real Madrid nëpërmjet një komunikate zyrtare ka mohuar…