Trump uron Krishtlindjen: Gëzuar të gjithëve, përfshirë edhe fundërrinat e së majtës radikale
Presidenti amerikan Donald Trump shfrytëzoi sezonin e festave për të përcjellë urime për Krishtlindje, por nuk munguan kritikat ndaj kundërshtarëve të tij politikë.
Në një postim në rrjetin social Truth Social, përveç qytetarëve amerikanë, Trump uroi edhe radikalët e majtë, të cilët i cilësoi fundërrina.
“Gëzuar Krishtlindjet të gjithëve, përfshirë edhe fundërrinën e së majtës radikale, të cilët po bëjnë çmos për të shkatërruar vendin tonë, por po dështojnë keqas”, shkruan presidenti amerikan në rrjetet sociale.
“Tarifat na kanë sjellë triliona dollarë në rritje dhe prosperitet, si dhe sigurinë kombëtare më të fortë që kemi pasur ndonjëherë.
Ne jemi të respektuar përsëri, ndoshta si kurrë më parë. Zoti e bekoftë Amerikën!”, e mbyll ai postimin, jo fort të zakontë në këto festa.



