Trumpi beson se udhëheqësi i ri i Iranit është gjallë, por i plagosur
13 mars 2026
| 08:09
Në një intervistë për Fox News, presidenti i ShBA-së, Donald Trump, tha se Udhëheqësi i ri Suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, është i plagosur, por gjallë.
“Mendoj se është i lënduar, por mendoj se ndoshta është gjallë”, tha Trump për Fox News.
Trump i bëri këto komente pasi deklarata e Khameneit u lexua në televizionin shtetëror iranian të enjten, në fjalimin e tij të parë si udhëheqës suprem.



