Trumpi emëron sekretarin e ri të Mbrojtjes, pas dorëheqjes së Mattisit

23 dhjetor 2018 | 18:34

Zëvendëssekretari i Mbrojtjes, Patrick Shanahan është emëruar shef i ri i Pentagonit.

Shanahani është emëruar pas dorëheqjes së James Mattisi, i cili ka thënë në letrën e dorëheqjes se pikëpamjet e tij nuk janë plotësisht “të përafërta” me ato të presidentit Donald Trump.

Letra e tij ishte bërë publike shumë shpejt pasi Trumpi kishte shkruar në llogarinë e vet në “Twitter” se Mattisi do të pensionohet në fund të muajit shkurt.

Shanahani do ta marrë detyrën e sekretarit të Mbrojtjes më 1 janar të vitit 2019.

Presidenti amerikan, Donald Trump, nëpërmjet llogarisë së vet në “Twitter”, ka thënë se “Patrick ka një listë të gjatë të arritjeve”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Piloti i Ferrarit, Sebastian Vettel, ka publikuar një letër drejtuar…