Trumpi i gatshëm të hakmerret për sulmet ndaj Arabisë Saudite

16 shtator 2019 | 11:45

Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se SHBA është e gatshme të hakmerret për sulmet e fundjavës kundër rafinarive kryesore të naftës në Arabinë Saudite.

“Furnizimi me naftë nga Arabia Saudite është sulmuar. Ka arsye të besojmë se ne e dimë se kush është fajtori. Ne jemi gati të hakmerremi. Po presim verifikimet, por duam ta dëgjojmë këtë nga Riadi, shtuar këtu edhe faktin e shkakut të këtij sulmi si edhe mënyrën e të vepruarit”, ka shkruar Trump në “Tweeter”.

Në një tjetër tweet, Trump përgënjeshtroi njoftimet se do të takohej pa kushte me lidershipin iranian.

“Një fake news thotë se dua të takohem me Iranin, pa kushte. Kjo është një deklaratë jokorrekte (si gjithmonë)”, shkruan Trump.

Prodhimi i naftës nga Arabia Saudite ra me 5,7 milionë fuçi në ditë, pas sulmeve me dron kundër dy rafinerive të kompanisë shtetërore saudite të naftës “Aramco”.

Kjo shumë është më shumë se gjysma e prodhimit total të naftës saudite.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një 66-vjeçar është vënë në pranga për vjedhjen e një…