Trumpi i kundërpërgjigjet Merzit: Fokusohu te Ukraina dhe problemet e Gjermanisë, jo te Irani

01 maj 2026 | 12:43

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kancelarit gjerman, Friedrich Merz lidhur me Iranin, duke i kërkuar këtij të fundit të fokusohet më shumë në çështjet e brendshme dhe në luftën në Ukrainë.

Në një postim në platformën “Truth Social”, Trumpi ka kritikuar Merzin për atë që e ka cilësuar si mungesë efikasiteti në trajtimin e konfliktit Rusi-Ukrainë. Ai ka thënë se kancelari gjerman duhet të përqendrohet në përfundimin e luftës dhe në adresimin e problemeve të brendshme të Gjermanisë, veçanërisht në fushat e emigracionit dhe energjisë.

“Kushtoji më shumë kohë dhënies fund të luftës Rusi/Ukrainë dhe për të rregulluar vendin tënd në rrënim”, ka shkruar Trumpi, duke shtuar se Merzi duhet t’i shmangë ndërhyrjet në çështje që lidhen me Iranin, shkruan “A2CNN”.

Presidenti amerikan gjithashtu ka deklaruar se përpjekjet për të kufizuar kërcënimin bërthamor iranian janë në interes të sigurisë globale, përfshirë edhe vetë Gjermaninë.

Reagimi i Trumpit vjen pas deklaratave të Merzit, i cili kishte kritikuar ShBA-në në raport me Iranin. Ky zhvillim ka ndodhur në një moment kur administrata amerikane është duke shqyrtuar mundësinë e reduktimit të pranisë ushtarake në Gjermani, duke shtuar tensionet në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kongresisti amerikan, Keith Self, së bashku me dy kolegë tjerë,…