Trumpi: Irani ka kërkuar takim, do të zhvillohet nesër në Doha

29 qershor 2026 | 14:23

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë me dije se Shtetet e Bashkuara do të zhvillojnë një takim me Iranin të martën në Doha.

“Irani ka kërkuar një takim. Ai do të zhvillohet nesër në Doha!”, ka shkruar Trump në platformën e tij “Truth Social”.

Deklarata e tij vjen pasi negociatori kryesor i Iranit, Kazem Gharibabadi, kishte thënë më herët për gazetarët se nuk janë planifikuar takime të grupeve teknike gjatë kësaj jave.

Ndërkohë, një zyrtar i lartë amerikan i ka deklaruar “CNN”-it se bisedimet teknike për një memorandum mirëkuptimi janë duke vazhduar sipas planit, pavarësisht tensioneve dhe shkëmbimeve të fundit të zjarrit.

Takimi në Doha shihet si një përpjekje e re për të hapur kanale komunikimi mes Uashingtonit dhe Teheranit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partitë e ish-opozitës kanë kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje, si fituese të…