Trumpi: Kim Jong Un mezi po pret të takohet me mua

28 mars 2018 | 15:50

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump, ka thënë se takimi historik në mes të liderëve të Kinës dhe Koresë së Veriut ka shkuar “shumë mirë” dhe se lideri verikorean, Kim Jong Un i etur të mbajë samit me Trumpin.

“Kam pranuar mesazh mbrëmë nga presidenti i Kinës, Xi Jingping se takimi i tij me Kim Jong Un ka shkuar shumë mirë dhe se Kim po pret të takohet me mua. Në ndërkohë, fatkeqësisht, maksimumi i sanksioneve dhe presionit duhe të vazhdojë”, ka shkruar Trumpi në llogarinë e vet në “Twitter”.

Pas disa ditësh spekulimesh është konfirmuar se udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka vizituar Kinën.

Ai është takuar me liderin kinez, Xi Jingping në Pekin, ka raportuar agjencia kineze e lajmeve Xinhua.

Kina është aleatja kryesore ekonomike e Koresë së Veriut.

Kjo është vizita e parë e Kim jashtë vendit, prejse ai ka marrë detyrën më 2011.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Si të mos mjaftonte lënia në stol, skuadra gjermane e…