Trumpi konfirmon se rreth 640 ushtarë amerikanë mbesin në Kosovë

10 qershor 2020 | 00:16

Rreth 640 ushtarë amerikanë, të cilët vazhdojnë të janë pjesë e KFOR-it, do të qëndrojnë në Kosovë, e cila është pjesë e një force prej rreth 4,000 personash,  ka konfirmuar presidenti amerikan Donald Trump në një letër drejtuar kryetarës së Dhomës së Përfaqësuesëve, Nancy Pelosi.

Sipas Trumpit, SHBA-ja do të vazhdon të kontribuoj në KFOR.

“Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të kontribuojnë në KFOR, të udhëhequr nga Aleanca Veri-Atlantike (NATO), në bashkëpunim me autoritetet lokale, partnerët bilateralë dhe institucionet ndërkombëtare, për të shmangur armiqësitë e përtërira në Kosovë. Rreth 640 pjesëtarë të ushtrisë së SHBA-së janë në mesin e 4,000 pjesëtarëve të KFOR-it”, thuhet në letrën e Trumpit.

(A. M / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja Albina Kelmendi ka bërë një interpretim fantastik të këngës…