Trumpi kritikon OBSH-në

07 prill 2020 | 21:39

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, e ka kritikuar Organizatën Botërore të Shëndetësisë, duke thënë se ajo, në kohën e pandemisë së koronavirusit, është e përqendruar shumë te Kina dhe jep “rekomandime të gabuara”.

“OBSH-ja vërtet ka gabuar. Për disa arsye, e financuar kryesisht nga Shtetet e Bashkuara, ajo mbetet e përqendruar në Kinë. Do ta rishikojmë mirë këtë. Për fat të mirë, unë e kam refuzuar këshillën e saj për t’i mbajtur kufijtë hapur me Kinën. Përse na e kanë dhënë një rekomandim aq të gabuar?”, ka shkruar Trump në llogarinë e vet në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së, Bedri Hamza, ka thënë…