Trumpi luan me top me Ronaldon në Zyrën Ovale
Presidenti amerikan Donald Trump publikoi një video në rrjete sociale që shumë shpejt u përhap në mbarë botën.
Lideri amerikan shpërndau një video të ‘çuditshme’ të gjeneruar me inteligjencë artificiale, i cili e paraqet atë duke luajtur futboll me yllin portugez Cristiano Ronaldo në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë.
Skena surreale e paraqet presidentin e SHBA-së dhe Ronaldon duke goditur me kokë një top që zbret nga çatia e Zyrës Ovale, e më pas të dy demonstrojnë aftësitë e tyre me topin.
Veçanërisht i çuditshëm është fundi i videos, kur Trumpi e godet topin drejt kamerës, pas së cilës ekrani “çahet” dhe skena përfundon.
Këtë video Trumpi e krijoi pas vizitës së Ronaldos në Shtëpinë e Bardhë, ku ai mori pjesë në një darkë të organizuar për princin saudit të kurorës, Mohammed bin Salman.
Për kujtesë, në fjalimin hyrës për të ftuarit, mes të cilëve ishin disa nga njerëzit më të pasur në botë, Trumpi i falënderoi Ronaldon për pjesëmarrjen, pasi djali i tij është fans i madh i portugezit.



