Trumpi mirëpret një marrëveshje tregtare me Britaninë

14 mars 2019 | 15:55

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump, ka thënë se mirëpret një marrëveshje të gjerë tregtare ndërmjet ShBA-së dhe Britanisë së Madhe.

Komentet e presidentit amerikan bëhen në kohën kur dalja e Britanisë nga Bashkimi Evropian ka hyrë në një periudhë të paqartë.

“Administrata ime mirëpret bisedimet për një marrëveshje të gjerë tregtare me Britaninë. Potenciali është i pakufishëm” ka shkruar Trumpi në llogarinë e vet në “Twitter”, raporton “Rel”.

Ligjvënësit britanikë do të votojnë sot për të kërkuar leje ose jo nga Bashkimi Evropian për shtyrjen e Brexit-it, apo daljes së Britanisë nga BE-ja, pas datës 29 mars, e cila është e paraparë tash për tash.

Votimi pason kundërshtimin e ligjvënësve britanikë ndaj marrëveshjes së rishikuar ndërmjet qeverisë britanike dhe Bashkimit Evropian.

Ekspertët kanë paralajmëruar se Brexit-i pa marrëveshje do të shkaktonte recesion në Britani dhe do të ngadalësonte rritjen ekonomike në BE.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) të enjten ka…