Trumpi ndalon telefonat e huaj: Po cenojnë sigurinë kombëtare

16 maj 2019 | 11:49

Presidenti Donald Trump ka shpallur një emergjencë kombëtare për mbrojtjen e rrjeteve kompjuterike amerikane nga ata qe i quajti “kundërshtarët e huaj”.

Shefi i shtëpisë së bardhë nënshkroi një urdhër ekzekutiv i cili ua ndalon praktikisht kompanive amerikane përdorimin e telefonive të huaja celulare të cilat besohet se mund të paraqesin rrezik për sigurinë kombëtare.

Edhe pse në dokument nuk përmendet asnjë emër, besohet gjerësisht që objektivi i kësaj mase të jetë “Huawei”.

Gjiganti kinez i teknologjisë deklaroi se kufizimi i biznesit të tij në SHBA do të dëmtonte vetëm konsumatorët dhe kompanitë amerikane. Disa vende, me në krye SHBA, kanë ngritur shqetësime këto muajt e fundit se produktet e “Huaweit” mund të përdoren nga Kina për mbikëqyrje.

Shtetet e Bashkuara i kanë bërë presion aleatëve që ta shmangin “Huawei” në rrjetet e tyre të ardhshme të gjeneratës 5G.

Departamenti amerikan i tregtisë nga ana tjetër e shtoi kompaninë kineze në “listën e tij të entitete” – një lëvizje kjo që ia ndalon asaj blerjen e teknologjisë nga firmat amerikane pa miratimin e qeverisë.
Këto hapa ka të ngjarë t’i përkeqësojnë edhe më shumë tensionet mes SHBA dhe Kinës, të cilat kishin përshkallëzuar këtë javë me rritjen e tarifave në një luftë tregtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Wendy Williams është beqare dhe gati për lidhje dashurie. Prezantuesja…