
Trumpi nënshkruan marrëveshjen e armëve me Arabinë Saudite
13 maj 2025
| 17:01
Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe Arabia Saudite kanë nënshkruar një marrëveshje armësh prej 142 miliardë dollarësh në ditën e parë të turneut diplomatik të presidentit Donald Trump.
Siç njofton “BBC”, marrëveshja përfshinë sigurimin e Arabisë Saudite me “pajisje dhe shërbime luftarake të teknologjisë së fundit nga mbi një duzinë firmash mbrojtëse amerikane”.