Trumpi nuk po planifikon shkarkimin e Muellerit

18 dhjetor 2017 | 11:23

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka mohuar se po planifikonte shkarkimin e prokurorit të posaçëm, Robert Mueller, i cili po heton ndërhyrjen e mundshme të Rusisë në zgjedhjet e 2016-tës.

Tensionet janë rritur ndjeshëm në mes të Shtëpisë së Bardhë dhe ekipit të Muellerit.
Një avokat i grupit të tranzicionit presidencial të Trump, ka thënë se mijëra e-mail ishin marrë në mënyrë të paligjshme nga skuadra e Muellerit.
Duke iu përgjigjur pyetjeve mbi rrugën ligjore, Trumpi ka theksuar se “nuk duket mirë” dhe njerëzit e tij “janë shumë të mërzitur”.

“Nuk mund ta mendoj se ka ndonjë gjë për ta, ndershmërisht, sepse siç thamë nuk ka bashkëpunim”, ka thënë Trumpi gjatë kthimit nga një udhëtim fundjave në Camp David.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Befasi mund të vlerësohet kryesimi nga Mohamed Salah në listën…