Trumpi paralajmëron Iranin: Nëse s’ka marrëveshje fillojnë bombardimet

06 maj 2026 | 15:36

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka lëshuar një paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke deklaruar se në mungesë të një marrëveshjeje, do të nisin bombardime “me intensitet më të lartë se më parë”.

Në një mesazh në platformën “Truth Social”, Trumpi ka shkruar se nëse Irani pranon kushtet e dakorduara, operacioni ushtarak i njohur si “Epic Fury” do të përfundojë.

Sipas tij, kjo marrëveshje do të sillte gjithashtu hapjen e ngushticës së Hormuzit për të gjitha vendet, përfshirë Iranin.

Megjithatë, ai ka theksuar se arritja e një marrëveshjeje mbetet një “supozim i madh” dhe paralajmëroi se, në rast të kundërt, “bombardimet do të fillojnë” në një nivel më të lartë intensiteti.

Nga ana tjetër, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka deklaruar se operacioni “Epic Fury” tashmë është përmbyllur. “Operacioni ka mbaruar… ne kemi përfunduar atë fazë”, ka thënë ai gjatë një konference për medie.

Deklaratat e dy zyrtarëve vijnë në një moment tensionesh të larta mes Uashingtonit dhe Teheranit, ndërsa mbetet e paqartë nëse palët do të arrijnë një marrëveshje diplomatike në ditët në vijim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autoritetet zvicerane kanë konfirmuar një rast infektimi me hantavirus tek…