Trumpi pretendon se Putini dhe Zelensky duan t’i japin fund luftës në Ukrainë
Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ka treguar se në Davos të Zvicrës ka pasur biseda të shumta lidhur me Ukrainën.
“Do të ishte mirë t’i jepej fund asaj lufte”, tha Trump, raporton “The Guardian”.
Ai ka thënë se delegacioni i SHBA-së i përbërë nga Steve Witkoff dhe Jared Kushner po bisedojnë në Moskë me presidentin rus Vladimir Putin.
“Të shohim se si do të funksionojë”, tha Trumpi.
Ai tregoi se pati një takim të mirë me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në Davos, por se takime të mira patën edhe në të kaluarën, por nuk ndodhi gjë. Ai përsëriti se ishte një takim “shumë i mirë”.
Thotë se Evropa do të jetë pjesë e çdo marrëveshje eventuale, nëse ajo arrihet.
Trump pretendon se si Zelensky ashtu edhe Putini “duan të bëjnë këtë marrëveshje” dhe thotë se Zelensky e tha këtë vazhdimisht gjatë takimit që pati.
Ai tregoi se Zelensky i foli për një situatë dramatike në të cilën gjendet populli ukrainas pa energji e ngrohje në temperatura ekstreme të ftohta.
Zelensky tha se të premten në Emiratet e Bashkuara Arabe është paraparë të mbahet një takim trepalësh SHBA – Rusi – Ukrainë.
“Sa herë që takohemi është mirë. Nëse nuk takohesh atëherë s’do të ketë asnjë lëvizje”, tha Trump për takimin e paralajmëruar.



